Ka shumë njerëz qe jetojnë në këtë planet, dhe të gjithë kane pikpamjet e tyre se cfare kuptimi ka jeta per ta. Ka optimistë, pesimistë, realistë që kanë vështrime disi të ndryshme bazuar në atë që ata kanë kaluar në jete.

Nëse themi se jeta është një sfidë, kjo nuk do të thotë se ne e perceptojmë botën në një mënyrë te paqartë - kjo do të thotë se ne e kuptojmë se jeta nuk shkon gjithnjë vaj, por pikërisht aty është edhe bukuria e jetës.

Nuk mund ta mohojmë që në jete kalojmë momente nga më të ndryshmet, trishtohemi, zhgënjehemi shpesh herë na ndodhin ngjarje që na duken të padrejta, te pakëndëshme madje nganjëherë edhe të hidhura.

Eshtë e qartë që nuk është gjithnjë e mundur ti shmangim këto lloj aspektesh të ndryshme të jetës tone, përderisa jemi gjithmonë te lidhur me njerëz te tjerë dhe cdo gjë mundet papritur të ndryshojë.

Për disa njerëz këto lloj sfidash dhe problemesh duken te papërballueshme dhe ne te tilla situata ata zgjedhin te mos ndikojnë ne këtë rrjedhë, dhe thjesht ankohen duke kërkuar ngushëllim për fatin e tyre.

Por shumë të tjerë zgjedhin ti përballojnë ato, dhe të përmirësojnë jetën e tyre

Σάββατο 23 Απριλίου 2016

Rregullat baze te Emigrimit te Studenteve ne UK


Ka dy kategory per nje student te huaj qe te aplikoje per Vize studimi ne UK
  • Tier 4 (General) – Linja 4 (E pergjitheshme)
          Kjo eshte per studentet nga 16 vjet e larte

  • .       Short-term student – Studente per nje afat te shkurter.
          Kjo eshte per studentet qe duan te ndjekin kurse studimi deri ne 6 muaj ose kurse te gjuhes                   Angleze deri ne 11 muaj

Σάββατο 16 Απριλίου 2016

Gjithshka qe nevojitet per te jetuar dhe studiuar ne UK - UKCISA

UKCISA eshte nje institucion ne ndihme te personave te huaj qe synojne te studiojne ne UK. Dhe per me teper ajo eshte experte ne rregullat e emigrimit.
Gjtihshka qe nevojitet per te jetuar dhe studiuar ne UK do e gjeni ne websit-in: UKCISA

Aty do gjeni informacion per t'u pergatitur per jeten ne UK dhe mbeshtetje kur ju te jeni atje.
Ne vazhdim do te shkruajme hollesisht per te gjitha hapat qe duhet te beni.
  • 1.       Viza dhe emigrimi
  • 2.       Kostoja
  • 3.       Punesimi - nese deshironi
  • 4.       Pergatitja per te ardhur dhe mberritja
  • 5.       Jetesa ne UK etj.

Ne kete blog do shkruajme gjithashtu edhe per shqiptaret qe kane shtetesi europiane si p.sh. greke, italiane etj..