Ka shumë njerëz qe jetojnë në këtë planet, dhe të gjithë kane pikpamjet e tyre se cfare kuptimi ka jeta per ta. Ka optimistë, pesimistë, realistë që kanë vështrime disi të ndryshme bazuar në atë që ata kanë kaluar në jete.

Nëse themi se jeta është një sfidë, kjo nuk do të thotë se ne e perceptojmë botën në një mënyrë te paqartë - kjo do të thotë se ne e kuptojmë se jeta nuk shkon gjithnjë vaj, por pikërisht aty është edhe bukuria e jetës.

Nuk mund ta mohojmë që në jete kalojmë momente nga më të ndryshmet, trishtohemi, zhgënjehemi shpesh herë na ndodhin ngjarje që na duken të padrejta, te pakëndëshme madje nganjëherë edhe të hidhura.

Eshtë e qartë që nuk është gjithnjë e mundur ti shmangim këto lloj aspektesh të ndryshme të jetës tone, përderisa jemi gjithmonë te lidhur me njerëz te tjerë dhe cdo gjë mundet papritur të ndryshojë.

Për disa njerëz këto lloj sfidash dhe problemesh duken te papërballueshme dhe ne te tilla situata ata zgjedhin te mos ndikojnë ne këtë rrjedhë, dhe thjesht ankohen duke kërkuar ngushëllim për fatin e tyre.

Por shumë të tjerë zgjedhin ti përballojnë ato, dhe të përmirësojnë jetën e tyre

Κυριακή 28 Φεβρουαρίου 2016

Si mund te aplikohet per Nje vize turistike ne Angli?



Procedura dhe dokumentat jane si me poshte:
  1.            Plotesohet nje formular ne faqen e internetit:  apply-uk-visa
  2.            Paguhet nje shume prej 116 euro (lloji i vizes qe do kerkoni eshte per qendrim deri ne 6 muaj me nje ose shume kalime)
  3.         Dorezohet pashaporta biometrike dhe dokumenta shtese qe mund te kerkohen

Σάββατο 27 Φεβρουαρίου 2016

Kerkoni te punesoheni ne Angli? Ja nje nga rruget qe mund te perdorni:


Ne qoftese jeni nje punetor I kualifikuar, p.sh. hidraulik, infermier, punetor ndertimi, kopshtar, ndihmes ne guzhine, guzhinjer, kamarier, pastruese e shume te tjera duhet te perpiqeni vete ose me te njohurit qe keni ne Angli, te gjeni nje vend pune ose te pakten te mundeni te siguroni nje dokument nga nje punedhenes ne Angli qe verteton qe ju ka afruar nje vend pune.
Ne nje rast te tille, dokumentat qe kerkohen dhe procedurat jane si me poshte:
  • 1.     Behet kerkesa ne Ambasaden Angleze te vendit ku jetoni, p.sh Shqiperi,  Greqi, Itali, Gjermani etj.
  • 2.       Vertetim nga nje punedhenes ne Angli qe deshiron t’ju punesoje  eshte nje nga dokumentat kryesore qe oi bashkengjitet kerkeses.
  • 3.       E rendesishme eshte te konfirmohet nga ju vete qe paga qe do te merrni ju mjafton per te jetuar ne Angli
  • 4.       Kur behet kerkesa per vize ne Ambasaden Angleze, personi I neneshtrohet nje provimi te gjuhes Angleze (hollesi per kete provim ne temen e ardheshme)
  • 5.       Duhet te keni ne nje llogari bankare ne emrin tuaj nje shume prej te pakten 1200 euros’ e cila duhet te mbetet ne llogari per 90 dite rresht pasi behet kerkesa

Σάββατο 20 Φεβρουαρίου 2016

Biografi (Curriculum Vitae, biografiko) per te kerkuar vend pune

Cfare eshte nje Biografi?
Eshte nje permbledhje e pervojes ne pune, e aftesive dhe e arsimit qe kam

Perse duhet nje Biografi?
Duhet per te kerkuar nje vend pune

Sa e gjate duhet te jete?
Nje Biografi normale nuk duhet te jete me e gjate se 2 faqe A4. Disa Biografi akademike mund te jene me te gjata. Kjo varet nga eksperienca.

Cfare duhet te perfshije nje biografi?
Duhet te perfshije:
  • detajet e kontaktit - emer mbiemer, adresen, numur celulari dhe email ne qofte se ka;
  • arsimimi - data e fillimit dhe e mbarimit te c'do niveli shkollor. Renditja duhet te jete nga niveli i fundit ne te parin. Perfshi edhe c'do kualifikim personal;
  • referenca- emrat e dy personave te njohur qe do komentojne ne lidhje me pervojen tuaj ne punet e mepareshme ose ne shkolle. Do zgjidhni te njohur qe flasin mire per ju;
  • aftesite - per shembull, aftesi te bashkepunoj me te tjeret, aftesi te drejtoj te tjeret, aftesi per sjellje te mire me klientet, ose aftesi per te perdorur kompjuterin;
  • eksperienca ne pune - kjo mund te jete praktike, pune vullnetare ose pune e mepareshme. Ver punet me te fundit dhe ato qe jane me te lidhura me ate qe kerkon.
Cfare nuk duhet te ve ne biografi?
Nuk duhet te perfshini:
  • fotografi - pervec'se kur aplikoni per nje pune si modele ose nese eshte e kerkuar;
  • data dhe vendi i lindjes - kjo eshte e panevojeshme dhe mund te prish pune.
Duhet te perfshij hobi (gjera qe me pelqejne, interesa) te mijat ne biografi?
Kjo nuk eshte e detyruar por ju mund te vini ato qe mendoni se kane lidhje me punen qe kerkoni. Nje shembull eshte pjesemarrja ne aktivitetet sportive, ose e mesuara e nje gjuhe te huaj ne kohen e lire etj.