Ka shumë njerëz qe jetojnë në këtë planet, dhe të gjithë kane pikpamjet e tyre se cfare kuptimi ka jeta per ta. Ka optimistë, pesimistë, realistë që kanë vështrime disi të ndryshme bazuar në atë që ata kanë kaluar në jete.

Nëse themi se jeta është një sfidë, kjo nuk do të thotë se ne e perceptojmë botën në një mënyrë te paqartë - kjo do të thotë se ne e kuptojmë se jeta nuk shkon gjithnjë vaj, por pikërisht aty është edhe bukuria e jetës.

Nuk mund ta mohojmë që në jete kalojmë momente nga më të ndryshmet, trishtohemi, zhgënjehemi shpesh herë na ndodhin ngjarje që na duken të padrejta, te pakëndëshme madje nganjëherë edhe të hidhura.

Eshtë e qartë që nuk është gjithnjë e mundur ti shmangim këto lloj aspektesh të ndryshme të jetës tone, përderisa jemi gjithmonë te lidhur me njerëz te tjerë dhe cdo gjë mundet papritur të ndryshojë.

Për disa njerëz këto lloj sfidash dhe problemesh duken te papërballueshme dhe ne te tilla situata ata zgjedhin te mos ndikojnë ne këtë rrjedhë, dhe thjesht ankohen duke kërkuar ngushëllim për fatin e tyre.

Por shumë të tjerë zgjedhin ti përballojnë ato, dhe të përmirësojnë jetën e tyre

Σάββατο 20 Φεβρουαρίου 2016

Biografi (Curriculum Vitae, biografiko) per te kerkuar vend pune

Cfare eshte nje Biografi?
Eshte nje permbledhje e pervojes ne pune, e aftesive dhe e arsimit qe kam

Perse duhet nje Biografi?
Duhet per te kerkuar nje vend pune

Sa e gjate duhet te jete?
Nje Biografi normale nuk duhet te jete me e gjate se 2 faqe A4. Disa Biografi akademike mund te jene me te gjata. Kjo varet nga eksperienca.

Cfare duhet te perfshije nje biografi?
Duhet te perfshije:
  • detajet e kontaktit - emer mbiemer, adresen, numur celulari dhe email ne qofte se ka;
  • arsimimi - data e fillimit dhe e mbarimit te c'do niveli shkollor. Renditja duhet te jete nga niveli i fundit ne te parin. Perfshi edhe c'do kualifikim personal;
  • referenca- emrat e dy personave te njohur qe do komentojne ne lidhje me pervojen tuaj ne punet e mepareshme ose ne shkolle. Do zgjidhni te njohur qe flasin mire per ju;
  • aftesite - per shembull, aftesi te bashkepunoj me te tjeret, aftesi te drejtoj te tjeret, aftesi per sjellje te mire me klientet, ose aftesi per te perdorur kompjuterin;
  • eksperienca ne pune - kjo mund te jete praktike, pune vullnetare ose pune e mepareshme. Ver punet me te fundit dhe ato qe jane me te lidhura me ate qe kerkon.
Cfare nuk duhet te ve ne biografi?
Nuk duhet te perfshini:
  • fotografi - pervec'se kur aplikoni per nje pune si modele ose nese eshte e kerkuar;
  • data dhe vendi i lindjes - kjo eshte e panevojeshme dhe mund te prish pune.
Duhet te perfshij hobi (gjera qe me pelqejne, interesa) te mijat ne biografi?
Kjo nuk eshte e detyruar por ju mund te vini ato qe mendoni se kane lidhje me punen qe kerkoni. Nje shembull eshte pjesemarrja ne aktivitetet sportive, ose e mesuara e nje gjuhe te huaj ne kohen e lire etj.

4 σχόλια:

  1. Shume i mire dhe i thjeshte pershkrimi. Po do ishte mire t kishte edhe shembuj biografish. mbase edhe per kateegori te ndryshme

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  2. Mua me duken kreit te qarta
    Por me as e shikoj ky sait te jep pergjigje ,, Nadaj ska nevoje per shembuj ,
    Mia me Ka dhen pergjigje per cdo paqartesi nga ana ime ,

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  3. Faleminderit per keshillat tuaja ,
    Me sherbyen ne krijimin e nje biografis per te kerkuar punen qe interesohem e qe me pershtatet

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  4. Shum udhezues I mire ,
    Bravo personelit te blogut , esht nje ndihme e madhe jo vetem per mua por per gjith ata we din shqip e Jan te interesu ,ashtu si edhe une ,
    Urime

    ΑπάντησηΔιαγραφή