Ka shumë njerëz qe jetojnë në këtë planet, dhe të gjithë kane pikpamjet e tyre se cfare kuptimi ka jeta per ta. Ka optimistë, pesimistë, realistë që kanë vështrime disi të ndryshme bazuar në atë që ata kanë kaluar në jete.

Nëse themi se jeta është një sfidë, kjo nuk do të thotë se ne e perceptojmë botën në një mënyrë te paqartë - kjo do të thotë se ne e kuptojmë se jeta nuk shkon gjithnjë vaj, por pikërisht aty është edhe bukuria e jetës.

Nuk mund ta mohojmë që në jete kalojmë momente nga më të ndryshmet, trishtohemi, zhgënjehemi shpesh herë na ndodhin ngjarje që na duken të padrejta, te pakëndëshme madje nganjëherë edhe të hidhura.

Eshtë e qartë që nuk është gjithnjë e mundur ti shmangim këto lloj aspektesh të ndryshme të jetës tone, përderisa jemi gjithmonë te lidhur me njerëz te tjerë dhe cdo gjë mundet papritur të ndryshojë.

Për disa njerëz këto lloj sfidash dhe problemesh duken te papërballueshme dhe ne te tilla situata ata zgjedhin te mos ndikojnë ne këtë rrjedhë, dhe thjesht ankohen duke kërkuar ngushëllim për fatin e tyre.

Por shumë të tjerë zgjedhin ti përballojnë ato, dhe të përmirësojnë jetën e tyre

Παρασκευή 25 Μαρτίου 2016

Si te besh dergim parash nga nje shtet ne tjetrin me kosto sa me te ulet?


Kur ju dërgoni para ne një shtet tjetër nëpërmjet bankave ose Western Union, Money Gram etj., ju humbni një shumë te madhe parash.  Por ka një mënyre shume te thjeshte dhe po aq te sigurte qe te mundeni te evitoni këtë humbje. Është një site ne internet qe quhet TransferWise. Kostoja e dërgimit nëpërmjet saj është shume e ulet, p.sh ne një shume prej 1000 euro, mbahet vetëm 5 euro.
Ja cila është rruga:
1. Shkoni ne adresën: https://transferwise.com/
2. Klikoni SIGN UP për te hapur një llogari ne këtë site. Për këtë, ju mund te përdorni llogarinë tuaj ne Facebook ose te shkruani email-in tuaj dhe një password.
3. Pasi bëni log-in ne këtë site, Ju duhet te shtoni llogarinë e personit ku i dërgoni. Kjo behet duke klikuar Recipients ne menunë qe shikoni ne pjesën e sipërme te ekranit, dhe ne vazhdim Add Recipient.
4. Ne vazhdim duhet te plotësoni te dhënat qe kërkohen ne formën e shfaqur. Përveç emrit te personit ku  dërgoni dhe monedhës (p.sh euro, dollar, leke), kërkohen te dhëna për llogarinë e tij, siç është IBAN dhe Kodi i Bankës (BIC/SWIFT). Kërkohet gjithashtu dhe adresa tuaj (te paktën Kodi postar dhe shteti). Kjo gjë behet vetëm njëherë dhe kur ju duhet te ridërgoni, këto te dhëna i keni gati.
5. Me pas klikoni link-un Make a payment
6. Ne formën qe shfaqet ju duhet te bëni keto hapa:

  • a. Te shënoni shumen qe dërgoni ne monedhën tuaj
  • b. Do te shtoni te dhënat tuaja bankare. Mënyra me e lehte është te përdorni kartën. Ne ketë rast kërkohen te dhënat e zakonshme si per çdo lloj pagese on-line.
  • c. Pastaj do zgjidhni personin ku do e dërgoni (te dhënat e te cilit i keni përcaktuar me pare)
  • d. Konfirmoni dërgesën

7. Ne fund do shikoni shumen ne monedhën e personit qe i merr dhe datën kur do i marre. 
Do njoftoheni edhe kur paratë kane arritur ne llogarinë e tij

Κυριακή 13 Μαρτίου 2016

Si te gjej nje shtepi me qera ne Angli?

Te gjesh nje shtepi me qera ne Angli eshte nje proces qe kerkon kohe kujdes dhe nganjehere edhe para, sidomos kur sapo ke ardhur.  Gjithshka varet nga situata fillestare.
Se pari duhet te theksojme qe shtepite ne Angli kerkohen nepermjet Agjencive private te cilat mund t'i gjesh on- line pra nepermjet internetit ose neper zyra ne qytetin qe kerkon
Po e fillojme nga rasti me i thjeshte. Fillon te kerkosh shtepi pasi ke gjetur nje pune dhe supozojme qe do ta gjesh nepermjet internetit.
Disa nga site-et me te rendesishme jane:

Hapi i pare eshte te besh kerkime ne site te ndryshem dhe te besh kerkesa per ti pare shtepite e mundeshme.
Ne kerkesa kerkohet gjithmone nje menyre kontaktimi qe mund te jete email ose telefon.
Duhet shenuar qe jo per te gjitha kerkest do merrni pergjigje.
Pasi te vendosni per shtepine qe do merrni ju kerkohet te paguani fillimisht nje shume qe varion nga agjencia ne agjenci, per te bere nje aplikim per ju per referenca nga shtepi qe keni banuar me pare ne tre vitet e fundit dhe nje shume te vogel si paradhenie.
Pas kesaj ju duhet te prisni disa dite per pergjigje te referencave.
Hapi I fundit eshte pagesa e nje shume qe eshte e barabarte me nje qera e gjysem dhe qerane e muajit te pare, neneshkrimi i kontraten marrja e celesave