Ka shumë njerëz qe jetojnë në këtë planet, dhe të gjithë kane pikpamjet e tyre se cfare kuptimi ka jeta per ta. Ka optimistë, pesimistë, realistë që kanë vështrime disi të ndryshme bazuar në atë që ata kanë kaluar në jete.

Nëse themi se jeta është një sfidë, kjo nuk do të thotë se ne e perceptojmë botën në një mënyrë te paqartë - kjo do të thotë se ne e kuptojmë se jeta nuk shkon gjithnjë vaj, por pikërisht aty është edhe bukuria e jetës.

Nuk mund ta mohojmë që në jete kalojmë momente nga më të ndryshmet, trishtohemi, zhgënjehemi shpesh herë na ndodhin ngjarje që na duken të padrejta, te pakëndëshme madje nganjëherë edhe të hidhura.

Eshtë e qartë që nuk është gjithnjë e mundur ti shmangim këto lloj aspektesh të ndryshme të jetës tone, përderisa jemi gjithmonë te lidhur me njerëz te tjerë dhe cdo gjë mundet papritur të ndryshojë.

Për disa njerëz këto lloj sfidash dhe problemesh duken te papërballueshme dhe ne te tilla situata ata zgjedhin te mos ndikojnë ne këtë rrjedhë, dhe thjesht ankohen duke kërkuar ngushëllim për fatin e tyre.

Por shumë të tjerë zgjedhin ti përballojnë ato, dhe të përmirësojnë jetën e tyre

Παρασκευή 25 Μαρτίου 2016

Si te besh dergim parash nga nje shtet ne tjetrin me kosto sa me te ulet?


Kur ju dërgoni para ne një shtet tjetër nëpërmjet bankave ose Western Union, Money Gram etj., ju humbni një shumë te madhe parash.  Por ka një mënyre shume te thjeshte dhe po aq te sigurte qe te mundeni te evitoni këtë humbje. Është një site ne internet qe quhet TransferWise. Kostoja e dërgimit nëpërmjet saj është shume e ulet, p.sh ne një shume prej 1000 euro, mbahet vetëm 5 euro.
Ja cila është rruga:
1. Shkoni ne adresën: https://transferwise.com/
2. Klikoni SIGN UP për te hapur një llogari ne këtë site. Për këtë, ju mund te përdorni llogarinë tuaj ne Facebook ose te shkruani email-in tuaj dhe një password.
3. Pasi bëni log-in ne këtë site, Ju duhet te shtoni llogarinë e personit ku i dërgoni. Kjo behet duke klikuar Recipients ne menunë qe shikoni ne pjesën e sipërme te ekranit, dhe ne vazhdim Add Recipient.
4. Ne vazhdim duhet te plotësoni te dhënat qe kërkohen ne formën e shfaqur. Përveç emrit te personit ku  dërgoni dhe monedhës (p.sh euro, dollar, leke), kërkohen te dhëna për llogarinë e tij, siç është IBAN dhe Kodi i Bankës (BIC/SWIFT). Kërkohet gjithashtu dhe adresa tuaj (te paktën Kodi postar dhe shteti). Kjo gjë behet vetëm njëherë dhe kur ju duhet te ridërgoni, këto te dhëna i keni gati.
5. Me pas klikoni link-un Make a payment
6. Ne formën qe shfaqet ju duhet te bëni keto hapa:

  • a. Te shënoni shumen qe dërgoni ne monedhën tuaj
  • b. Do te shtoni te dhënat tuaja bankare. Mënyra me e lehte është te përdorni kartën. Ne ketë rast kërkohen te dhënat e zakonshme si per çdo lloj pagese on-line.
  • c. Pastaj do zgjidhni personin ku do e dërgoni (te dhënat e te cilit i keni përcaktuar me pare)
  • d. Konfirmoni dërgesën

7. Ne fund do shikoni shumen ne monedhën e personit qe i merr dhe datën kur do i marre. 
Do njoftoheni edhe kur paratë kane arritur ne llogarinë e tij

4 σχόλια:

  1. Ina endri faleminderit shume
    Sapo bera nje transfer sipas udhezimit tuaj ,,, e perkryer dhe e sakt , faleminderit shume ,jeni te perkryer ,

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  2. Αυτό το σχόλιο αφαιρέθηκε από τον συντάκτη.

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  3. Ina Endri e provuan dhe derguan para njerezit e mij nga UK ne GR Dhe ne ALB. Shume e sakte Dhe e Lire. Dhe shume e lehte ne perdorim. Faleminderit shume per keshillen!

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  4. Po sigurisht, Transferwise eshte me te vertete menyra me e perdoreshme dhe e leverdisshme per transferta. Gezohem qe ju ndihmova

    ΑπάντησηΔιαγραφή