- Tier 4 (General) – Linja 4 (E pergjitheshme)
- . Short-term student – Studente per nje afat te shkurter.
Ka shumë njerëz qe jetojnë në këtë planet, dhe të gjithë kane pikpamjet e tyre se cfare kuptimi ka jeta per ta. Ka optimistë, pesimistë, realistë që kanë vështrime disi të ndryshme bazuar në atë që ata kanë kaluar në jete. Nëse themi se jeta është një sfidë, kjo nuk do të thotë se ne e perceptojmë botën në një mënyrë te paqartë - kjo do të thotë se ne e kuptojmë se jeta nuk shkon gjithnjë vaj, por pikërisht aty është edhe bukuria e jetës. Nuk mund ta mohojmë që në jete kalojmë momente nga më të ndryshmet, trishtohemi, zhgënjehemi shpesh herë na ndodhin ngjarje që na duken të padrejta, te pakëndëshme madje nganjëherë edhe të hidhura. Eshtë e qartë që nuk është gjithnjë e mundur ti shmangim këto lloj aspektesh të ndryshme të jetës tone, përderisa jemi gjithmonë te lidhur me njerëz te tjerë dhe cdo gjë mundet papritur të ndryshojë. Për disa njerëz këto lloj sfidash dhe problemesh duken te papërballueshme dhe ne te tilla situata ata zgjedhin te mos ndikojnë ne këtë rrjedhë, dhe thjesht ankohen duke kërkuar ngushëllim për fatin e tyre. Por shumë të tjerë zgjedhin ti përballojnë ato, dhe të përmirësojnë jetën e tyre |